Arrestohet një person në pikë-kalimin në Jarinjë

11:23 / 24.10.2012
Policia e EULEX-it e ka arrestuar një person në pikë-kalimin në Jarinjë në pjesën veriore të Kosovës pas përdorimit të sistemit të ri kompjuterik për menaxhimin e kufirit.

Ai person ishte i kërkuar nga Gjykata Komunale e Prishtinës me fletë-arrest lidhur me një rast të tentimit të dhunimit. Ai është dashur ta vuante një dënim prej një viti e gjysmë me burgim. Identiteti i tij ishte konfirmuar nga sistemi kompjuterik.

“Kjo gjë e dëshmon efektivitetin e sistemit të menaxhimit të kufirit. Fillimi i përdorimit dhe zbatimi i suksesshëm i këtij sistemi kompjuterik është i rëndësishëm për Kosovën në rrugëtimin e saj drejt arritjes së standardeve të BE-së. Departamenti i EULEX-it për kufijtë/kufijtë administrativ në veri gjithashtu duhet të përgëzohet për punën e shpejtë dhe syçelë,” tha zëdhënësi kryesor i EULEX-it, Nicholas Hawton.

Policia e Kosovës në Portën 1 në Jarinjë e konfirmoi vlefshmërinë e fletë arrestit dhe e kontaktoi PK-në nga Leposaviqi e cila më pastaj e dërgoi një patrullë tek Porta. Meqë i dyshuari nuk ishte në sistemin e tyre, atyre iu nevojit një urdhër me shkrim nga EULEX-i për ta marrë përsipër të dyshuarin.

Pas kryerjes së procedurave, i dyshuari është transferuar tek PK-ja rajonale e jugut. Personi i kërkuar u dërgua në Prishtinë dhe më vonë u transferua në një qendër tjetër të paraburgimit. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
15:24 / 19.06.2013

Fillojnë pushimet për Çilin

Çiljeta Xhilaga sivjet i ka filluar shumë më herët pushimet e saj, kjo pasi ka një shoqërues të veçantë, djalin katër...
Teknologji
14:57 / 19.06.2013
Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka arritur në 1 milion reklamues, dhe kjo shifër sinjalizon se rrjeti social është bërë një kanal tashmë “tr...
Ekonomi
15:50 / 19.06.2013

Kosova e Bullgaria të gatshme të këmbejnë ekspertizën në ekonomi

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Fadil Ismajli ka pritur Ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Bobi Bobev, me të cilën...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.