Arrestohet për keqtrajtim seksual të 10-vjeçares
Hetuesit rajonalë të Prishtinës dje rreth orës 20.00 kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeç.“I dyshuari H. K. mashkull, 26-vjeç, dyshohet me bazë të jetë i përfshirë në një rast të keqpërdorimit seksual, që ka ndodhur në një fshat të Podujevës me datën 25 shtator të këtij viti, ku viktimë është një femër e moshës 10- vjeçare”, ka njoftuar Policia Rajonale e Prishtinës.
I dyshuari po mbahet në qendrën e paraburgimit në Prishtinë, ai do të dërgohet në gjykatën kompetente pas përfundimit të veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale, që do të ndërmerren nga ana e hetuesve, për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes./Telegrafi/