Arrestohet për posedim armësh dhe municioni
Policia e Shkodrës ka arrestuar një 56-vjeçar, pasi i ka gjetur në banesë dy automatikë dhe një sasi fishekësh.Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Kuç të rrethi Shkodër dhe personi i arrestuar është Nail Zyberi.
Pas kontrollit në banesë, policia i sekuestroi dy armë zjarri automatike model 63, si dhe një kuti metalike me ngjyre të zezë, brenda se cilës u gjenden një krehër pistolete me 7 fishekë dhe një sasi prej 50 fishekësh me kalibër 9 mm, transmeton BalkanWeb.
Zyberi u arrestua për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”. /Telegrafi/