Arrestohet për shmangie doganore dhe falsifikim të dokumenteve

13:27 / 27.09.2012
Policia e Kosovës ka arrestuar një 39 vjeçar, i dyshuar për “falsifikim të dokumenteve”, “shmangie doganore”, “legalizim të përmbajtjes pa vërtetim” dhe “mashtrim”.

I arrestuari dyshohet të ketë qenë i përfshirë në veprat penale të falsifikimit, mashtrimit dhe legalizimeve të rrejshme të së paku 5 autobusëve në veri të Mitrovicës.

I dyshuari, është pronar i një kompanie transportuese të regjistruar në Beograd dhe mbante linjën e rregullt të udhëtimeve Mitrovicë – Beograd, ndërsa me qëllim të shmangies së pagesave të sigurimeve të autobusëve gjatë hyrjes në Kosovë, i njëjti, duke falsifikuar librezat serbe, i është drejtuar Qendrës për Regjistrim të Automjeteve të Kosovës në Mitrovicë, për regjistrim në targa vendore “RKS”.

Sektori i vlerësimeve të Doganave të Kosovës, bën të ditur se i dyshuari, me këtë veprim, ka dëmtuar buxhetin e Kosovës me mbi 45 mijë euro. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
21:10 / 20.05.2013
Miley Cyrus, Foto: Getty Images

Miley paralajmëron këngën rikthyese

Këngëtarja dhe aktorja, Miley Cyrus, ka pozuar me kostume banje për të paralajmëruar këngën që do ta kthejë në skenë...
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
18:10 / 20.05.2013

Ekspert Kosovar prezent në Balkan Venture Forum 2013

Pavarësisht se në listen e 36 kompanive të përzgjedhura që do të marrin pjesë në garën e veçantë në kuadër të ko...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.