Arrestohet producenti i filmit anti-Islam
Është arrestuar Nakoula Basseley Nakoula, me origjinë egjiptiane që jeton në Los Angeles, dhe që pohon se është një nga producentët e filmit anti-islam.Seanca që do të përcaktojë statusin e lirimit të tij është vendosur për të enjten e ardhshme.
Nakoula, 55-vjeç, ishte në liri me kusht pas një dënimi për mashtrim.
Filmi “Pafajësia e myslimanëve” kishte shkaktuar shumë zemërim dhe protesta në mbarë botën.
Protestat e dhunshme u përshkallëzuan duke marrë tjetër formë, teksa u sulmuan ambasadat amerikane, si vendi ku ishte prodhuar filmi, në disa shtete të botës.
Nga sulmet mbeti i vrarë ambasadori amerikan në Libi, Kristofer Stevens ndërsa që nga fillimi i këtyre protestave të dhunshme kanë mbetur të vdekur rreth 50 persona. /Telegrafi/