Arrestohet rrjeti shqiptaro – irakian i drogës

22:49 / 30.01.2013
Policia e Aargaut ka arrestuar në Rothrist (Zvicër) dy shqiptarë dhe tre irakianë, të dyshuar për tregti me drogë. Me këtë rast në një shtëpi është gjetur një sasi e madhe e heroinës.

Policët civilë kishin përgjuar pjesëtarët e kësaj bande rreth stacionit hekurudhor në Rothrist. Njëri nga dilerët madje i kishte ofruar heroinë policit.

Me këtë rast policia kishte arrestuar një shqiptar 23 vjeçar, i cili po qëndronte në Zvicër pa leje të rregullt të qëndrimit. Pas hetimeve të bëra në vazhdim, policia kantonale ka gjetur në afërsi shtëpinë ku banonte i arrestuari,transmeton Koha.net.

Policët kanë gjetur në atë shtëpi një shqiptar tjetër 27 vjeçar dhe tre irakianë. Me këtë rast në një kthinë, me anë të një qeni të stërvitur policor, është gjetur një sasi e madhe e papërcaktuar e heroinës. Policia ka arrestuar të gjithë personat e implikuar, në këtë tregti, irakianë dhe shqiptarë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.