Arrestohet shqiptari, transportonte kokainë ne Greqi
Policia greke ka bllokuar 2.8 kilogramë kokainë, e cila ishte nisur drejt shtetit fqinj si dhe ka vënë në pranga një të ri shqiptar.Siç informon noa.al i riu i moshës 29 vjeçare u vu në pranga në Follorinë, ndërsa kishte kaluar me mjetin e tij në pikën kufitare të Kapshticës së bashku me lëndën narkotike të fshehur në rezervuarin e makinës.
Droga e sekuestruar ishte ndarë në katër pako, ndërsa transportohej me një mjet me targa shqiptare.
Bëhet e ditur se krahas lëndës narkotike të riut iu gjetën me vete edhe një sasi e konsiderueshme parash. /Telegrafi/