Arrestohet shtetasi i Maqedonisë për trafikimin e emigrantëve
Policia kroate ka arrestuar një shtetas të Maqedonisë me dyshimin për trafikimin e emigrantëve pakistanez në kufirin midis Bosnjës dhe Kroacisë.Sipas autoriteteve kroate, 47 vjeçari nga Kumanova, identiteti i të cilit nuk është zbardhur, konsiderohet si autor i organizimit dhe trafikimit të emigrantëve pakistanez.
Policia e Dubrovnikut ka bërë të ditur se të dielën ka hetuar një furgon me targa sllovene që drejtohej nga shtetasi i Maqedonisë. Ai kishte ndaloi në afërsi të pikës kufitare dhe ka zbarkuar grupin e emigrantëve, numri i të cilët dyshohet të jetë rreth tetë veta, transmeton INA.
Policia është vënë në ndjekje të emigrantëve që në këmbë kanë lëvizur në zonën kufitare duke hyrë në territorin kroat dhe më pas është bërë ndalimi i tyre në orët e para të mëngjesit të ditës së hënë.
Siç bëhet e ditur, shtetasit pakistanez të moshave 25 dhe 27 vjeç ishin transportuar në mënyrë ilegale në afërsi të kufirit me Kroacinë, ku në këtë zonë ata po i priste shtetasi maqedonas me furgonin e tij me targa sllovene. Policia po heton rrjetin e trafikimit të emigrantëve të huaj, ndërsa ndaj shtetasit të Maqedonisë pritet të shpallet dënimi prej 6 deri në 5 vite burg, për trafikim të qenieve njerëzore. Për pakistanezët është sjellë vendim për deportimin e tyre nga territori kroat. /Telegrafi/