Arrestohet, tentoi të shfrytëzonte bashkëshorten si prostitutë

10:23 / 23.08.2012
Një 41-vjeçar nga Gjirokastra është arrestuar pasi ka dhunuar gruan e tij me qëllim për ta detyruar të prostituohet.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “18 shtatori” dhe personi i arrestuar është Mihal Koronin, 41-vjeç.

Ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes e tij, si dhe ka tentuar ta shfrytëzojë për prostitucion. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një aparat celular, ku brenda tij kishte 10 video pornografike që ja kishte bërë bashkëshortes së tij, njofton Noa.

Policia bën të ditur se gruaja e dhunuar, me inicialet Z.G dhe e moshës 30-vjeç është paraqitur në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër dhe ka denoncuar bashkëshortin e saj, Mihal Koroni, i cili prej katër vjetësh e dhunonte fizikisht, duke i shkaktuar plagë në trup e fytyrë, pasi kërkonte që bashkëshortja e tij të pranonte të prostituonte.

Gruaja 30-vjeçare ka deklaruar para bluve të Gjirokastrës se kohët e fundit, Koroni i kishte bërë edhe disa video pornografike me celularin e tij, duke i bërë presion bashkëshortes që të pranonte të prostituonte, në të kundërt videot do t’i shpërndante në internet.

Nga kontrolli që iu bë shtetasit të arrestuar iu gjet një celular, ku ishin ruajtur edhe 10 video pornografike. Gruaja Z.G, kishte rreth katër muaj që kishte ikur nga shtëpia e bashkëshortit dhe ishin në prag të divorcit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese mbetur në tentativë”. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.