Arrestohet vrasësi i Vigan Morinës

9:52 / 31.07.2012
Irakiani Shivan Mohamed, vrasësi i shqiptarit Vigan Morina në Cyrih, pas dy jave arratie, dje u arrestua nga policia norvegjeze.

Arrestimi i 21 vjeçarit pasoi pas një hetimi të përbashkët të policisë kantonale të Cyrihut në bashkëpunim me autoritetet norvegjeze. Emigranti irakian u arrestua në qytetin Skien dhe se ai ra në rrjetin e policisë. Mohamed në javët e ardhshme pritet ti dorëzohet autoriteteve zvicerane.

Sa kohë ky proces merr varet nëse ai është i mbrojtur ligjërisht kundër ekstradimit apo jo.

Më shumë se dy javë, procedura sipas zëdhënësit të policisë nuk do të zvarritet.

Në natën e 15 korrikut, 21-vjeçari Shivan Mohamed, theri me thikë për vdekje 23- vjeçarin nga Kosova Vigan Morina, dhe plagosi vëllain e tij Visar Morina, pas një sherri që kishte shpërthyer midis tyre në një klub të natës në Cyrih, transmeton Albinfo.ch. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.