Arrin në 30 numri i të vrarëve në Pakistan

17:20 / 11.10.2012
(E plotësuar) Sulme të telekomanduara të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë goditur një rajon fisnor të Pakistanit, duke lënë të vrarë të paktën 10 militantë. Katër sulmet goditën një kompleks në zonën e Baland Khel, në afërsi të kufirit. Njoftohet se shumica e të vrarëve ishin afganë.

Nga ana tjetër, në dy incidente të ndara me bombë në provincën Balochistan të Pakistanit kanë mbetur sot të vrarë të paktën 13 persona.

Zyrtari i lartë i policisë, Ghulam Ali Lashari tha se bomba e parë shpërtheu jashtë një tregu në qytezën Sibi, duke vrarë 10 persona dhe plagosur 24 të tjerë. Shpërthimi gjithashtu shkatërroi edhe disa dyqane.

Disa orë më vonë, rreth 200 km më larg, një bombë në rrugë u godit nga një makinë që bartte zyrtarë të policisë së qytetit Dera Bugti.

Zyrtari lokal i policisë, Shehbaz Khan tha se sulmi la të vrarë tre zyrtarë të policisë dhe dy të tjerë të lënduar.

Askush ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto dy sulme, por në këtë rajon operojnë talebanët si dhe separatistët etnikë të Balochistanit. /Telegrafi/

Nga shpërthimet me bombë, 13 të vrarë në Pakistan

(17.20) Në dy incidente të ndara me bombë në provincën Balochistan të Pakistanit kanë mbetur sot të vrarë të paktën 13 persona.

Zyrtari i lartë i policisë, Ghulam Ali Lashari tha se bomba e parë shpërtheu jashtë një tregu në qytezën Sibi, duke vrarë 10 persona dhe plagosur 24 të tjerë. Shpërthimi gjithashtu shkatërroi edhe disa dyqane.

Disa orë më vonë, rreth 200 km më larg, një bombë në rrugë u godit nga një makinë që bartte zyrtarë të policisë së qytetit Dera Bugti, transmeton REL.

Zyrtari lokal i policisë, Shehbaz Khan tha se sulmi la të vrarë tre zyrtarë të policisë dhe dy të tjerë të lënduar.

Askush ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por në këtë rajon operojnë talibanët si dhe separatistët etnikë të Balochistanit. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.