Artistët e rinj kosovarë, në audiencë te Papa

16:57 / 21.09.2012
Dymbëdhjetë artistë të rinj, shqiptarë nga Kosova i kanë dhuruar Papës Benedikti i XVI një pikturë dhe bashkë me të edhe një përkushtim, me rastin e audiencës që i pari i botës katolike u ka organizuar atyre në selinë e tij, në Vatikan.

Artistët, kanë qëndruar në Romë me rastin e një ekspozite të përbashkët që është hapur në Libreria Editrice Vaticana.

Revista e Vatikanit “Zenit” i kushton hapësirë këtij njoftimi, duke i përshkruar artistët shqiptarë nga Kosova edhe si "artistë myslimanë".

Piktura e dhuruar bart emrin “Fytyra universale” dhe është krijim i piktorit të ri, Fatos Kabashi. Ndërsa përkushtimi “Shenjtërisë së Tij Benediktit të XVI” është i 12 artistëve të rinj.

Artistët, siç raporton albinfo, kanë qëndruar në Romë me rastin e një ekspozite të përbashkët që është hapur në Libreria Editrice Vaticana. Ekspozita është hapur në përkujtim të përvjetorit të pesëmbëdhjetë të vdekjes së Nënë Terezës.

Në një përkushtim drejtuar organizatorëve të ekspozitës, ambasadori i parë i Italisë në Kosovë, Michael L.Giffoni ka shkruar “Në këtë ekspozitë të artistëve kosovarë me temë shëmbëlltyrën e jashtëzakonshme të Nënë Terezës, nuk mund të injorohet vargu i saj i shkurtë, por i ngjeshur, në të cilin humanistja e madhe thotë “Unë jam një laps i vogël në duart e Zotit, asgjë tjetër. Është Zoti, ai që mendon. Është ai, i cili shkruan. Lapsi nuk ka të bëjë fare me të gjitha këto. Lapsi duhet vetëm të vihet në dispozicion”.

“Në këto pak fjalë ajo ka përshkruar jetën e saj shembullore, një shembull përsosmërie dhe përkushtimi absolut në shërbim të Zotit, në ndihmë të vuajturve. Me jetën e saj, ajo ka qenë dëshmitare e Zotit dhe një shembull për të gjithë njerëzit”. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Papa Benedikti i XVI
Papa Benedikti i XVI
 
 
Magazina
18:36 / 25.05.2013
Lady Gaga, Foto: Twitter

Gaga do të kthehet në koncertin e Beyonce

Fansat e Lady Gagas nuk duhet të presin edhe shumë që ta shohin idhullin e tyre në skenën muzikore.
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.