Arvizu bën përgjegjëse politikën
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Aleksandër Arvizu, ka fajësuar politikën në rast se edhe këtë vit Shqipëria nuk e merr statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian.Diplomati amerikan që nga qyteti i Elbasanit ka vënë theksin në ndryshim si domosdoshmëri, duke përsëritur edhe njëherë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas tij shqiptarët janë popull punëtor dhe e meritojnë integrimin dhe nuk ka arsye pse të mbeten pas Maqedonisë dhe Malit të Zi.
Në kuadër të nismës “Vepro tani” Arvizu ka kërkuar që politika të vazhdojë rrugën e reformave si një sinjal pozitiv drejt BE-së, transmeton noa.al.
Në vijim ai u ndal në problematikën në arsim ku theksoi se tekstet në shkolla janë të shtrenjta dhe se kjo është një çështje që kërkon zgjidhje. /Telegrafi/