Arvizu: Presidentin e zgjodhën Berisha, Meta dhe Rama

20:31 / 25.06.2012
Ambasadori amerikan në Tiranë, Alexandër Arvizu, ka deklaruar se klasa politike shqiptare ka një zë shumë të fuqishëm dhe mes politikaneve dhe medias ka shume diskutim mbi çështjet e ditës, por përshtypja që ai ka është se njerëzit mund të mos e ndjejnë se zëri i tyre dëgjohet mjaftueshëm.

“Duhet që zëri i njerëzve të dëgjohet. Le të marrim rastin e zgjedhjes se Presidentit që ka ndodhur dy javë më parë. Procesi është zhvilluar në përputhje me Kushtetutën dhe në sistemin shqiptar nuk është një zgjedhje e drejtpërdrejtë popullore, por rezultati është përcaktuar nga vendimet ose mosvendimet e bëra prej tre personave, pra kryetarit te koalicionit qeverisës, zotit Meta dhe opozitës. Pra kanë qenë tre persona që kanë vendosur se çfarë të bëhet dhe çfarë të mos bëhet. Duket sikur ka një ndjesi pakënaqësie, pak boshllëk, jo për shkak të rezultatit, disa kanë për ta pëlqyer disa jo, por mungesa e inputit në procesin që është zhvilluar”, tha Arvizu, në një intervistë dhënë mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up” të Top Channel.

I pyetur se çfarë e zhgënjeu në procesin e zgjedhjes së presidentit meqë nuk mori pjesë në raundin tretë dhe të katërt, Arvizu u përgjigj: “Raundi i parë ishte i qartë që do digjej. Raundi i dytë e tretë kur ka pasur një mundësi, ndoshta shumë e vogël për të arritur një konsensus, e ndjeva që mund të ishte rast historik, dhe e ndjeva që mund të përfaqësohej në nivelin tim. Në raundin e katërt nuk ishte rasti. Nuk kisha pse të ndryshoja agjendën time të punës, që ishte shumë e rëndësishme, dhe vendosa që të përfaqësohesha me sekretaren e sektorit politik të ambasadës. Megjithatë procesin e ndoqa në televizion, ka qenë një shans i humbur”, tha Arvizu. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Alexander Arvizu
Alexander Arvizu
 
 
Magazina
17:25 / 24.05.2013
Kristen Stewart dhe Robert Pattinson

Robert nuk ia fal tradhtinë të dashurës

Robert Pattinson nuk mund t’ia falë Kristen Stewart për skandalin e saj të tradhtisë.
Teknologji
16:19 / 24.05.2013
Edhe Google synon Waze, për 1 miliard dollarë

Edhe Google synon Waze, për 1 miliard dollarë

Google, krijuesi i sistemit operativ Android, është duke e konsideruar blerjen e shërbimit mobil të hartave, aplikacionin W...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.