Arvizu: Të hartohet draft i përbashkët për imunitetin
Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Alexander Arvizu pas takimit me kreun socialist, Edi Rama tha se palët duhet të bien dakord për heqjen e imunitetit, por sipas tij, ky nuk është hapi i vetëm që duhet të ndërmerret për luftën ndaj korrupsionit.Arvizu bëri thirrje për hartimin e një drafti konsensual të dy palëve kryesore politike.
“Unë nuk do ta them që në 6 gusht duhet të miratohet heqja e imunitetit, por mund të them nëse mund të përpilohet një draft i mirë që pasqyron pikëpamjet konsensuale, jo vetëm të një pale dhe atëherë ata mund të vendosin se çfarë është më mirë për vendin” theksoi Arvizu.
Pas takimit me ambasadorin Arvizu, kreu i PS-së Edi Rama deklaroi edhe njëherë se qëndrimi i tij për këtë çështje është i qartë.
Rama tha se vendit i duhet një reformë kushtetuese dhe jo një arnim i Kushtetutës. /Telegrafi/