As pas grushteve, Ukraina nuk shpërbën kuvendin

14:51 / 25.05.2012
Deputetët e Ukrainës kanë hedhur poshtë kërkesën e kreut të Kuvendit për shpërndarjen e legjislaturës dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme, pas shpërthimit të dhunës ndërmjet anëtarëve të parlamentit.

Kryetari Volodimir Litvin tha se përleshja brenda kuvendit, tregon se “parlamentarizmi në Ukrainë është në krizë të thellë”.

Thirrja, megjithatë, nuk ka arritur të fitojë mbështetje të gjerë, pasi zgjedhjet parlamentare janë caktuar tashmë për në tetor.

Dhuna e së enjtes, njofton Rel ka shpërthyer për shkak të mosmarrëveshjeve rreth ligjit që do ta bënte rusishten gjuhë të dytë zyrtare në vend.

Një ligjvënës është hospitalizuar si rezultat i grushteve.

Qindra protestues janë tubuar të premten para parlamentit për të kundërshtuar ligjin që mbështet partia në pushtet. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: AFP
Foto: AFP
 
 
Magazina
10:31 / 19.06.2013
Katy Perry

Perry: Rusell më la përmes SMS-it

Katy Perry ka zbuluar se Russell Brand i kishte dërguar asaj një mesazh në telefon për t’i treguar se dëshiron të divor...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
9:31 / 19.06.2013

Prodhimet vendore, konkurrente me ato të rajonit dhe BE-së

Siguria dhe cilësia e ushqimeve të prodhuara në Kosovë, nuk është prapa prodhimeve të rajonit dhe vendeve të BE-së. Ek...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.