Ashton: Thaçi dhe Dacic mund të bëjnë marrëveshje

11:02 / 16.03.2013
Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton ka deklaruar sot në Bruksel se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Dacic mund të arrijnë marrëveshje, “por gjithçka varet nëse do të mund të gjejmë zgjidhje për disa probleme serioze që kanë ata”.

Duke folur në forumin e Brukselit, i cili grumbullon personalitetet të shquara politike nga Evropa dhe Amerika, Ashton ka theksuar se gjatë javës, në Prishtinë dhe Beograd ka biseduar me krerët shtetëror dhe liderët opozitarë, ku ka konstatuar se “ndër ta ekziston vullneti i sinqertë që të arrihet marrëveshja”.

"Unë do të bëj çdo gjë që mundem që ata të kenë sukses në këtë ", ka thënë përfaqësuesja e lartë e BE-së, transmeton Beta.

Ajo ka thënë se vlerëson shumë kryeministrat e dy vendeve Thaçin dhe Dacicin, “të cilët janë treguar të gatshëm të ulen së bashku pranë tavolinës dhe të takohen gjashtë herë ".
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
11:29 / 19.06.2013
Kim Kardashian

Kim ka xhiruar lindjen e vajzës

Procesi i lindjes së vajzës së Kim Kardashian është xhiruar, por pamjet kurrë nuk do të mund të shihen nga publiku.
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
11:32 / 19.06.2013

Fillon ekzekutimi i subvencioneve për grurë

Ka filluar ekzekutimi i pagesave direkte për grurë me rritje për 25 për qind nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Z...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.