Assad amniston një kategori të burgosurve

20:46 / 23.10.2012
Presidenti sirian Bashar al-Assad u dha amnisti të gjithë të dënuarve “që nuk janë dënuar për aksione terroriste” dhe që nuk kanë kryer krime ditët e fundit.

Lajmi transmetohet nga televizioni shtetëror sirian, por pa përcaktuar nëse nga kjo amnisti do të përfitojnë edhe qindra të arrestuar politikë dhe aktivistë të opozitës.

Bëhet fjalë për amnistinë e tretë të pjesshme të Assad që nga nisja e luftës civile në vend. Por opozita akuzon lëvizjet janë në favor të pushtetit dhe se nga aministia po përfitojnë të dënuar për krime monstruoze që më pas bëhen pjesë e makinerisë shtypëse të civilëve.

Në raportet ndërkombëtare thuhet se burgjet siriane janë të mbipopulluara që nga nisja e protestave popullore kundër presidentit Assad. Amnistitë e miratuara herë pas here, përveçse kanë lehtësuar koston e regjimit, janë shfrytëzuar edhe për rekrutimin e elementëve kriminalë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 Bashar al-Assad
Bashar al-Assad
 
 
Magazina
20:47 / 21.05.2013
George Michael, Foto: Contact Music

George Michael po shërohet pas aksidentit

Këngëtari George Michael është duke u rikuperuar mirë pas lëndimeve që pësoi javën e kaluar në një aksident komunika...
Teknologji
17:06 / 21.05.2013
Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

American Customer Satisfaction Index thotë se Apple mbetet në krye të listës së kënaqësisë konsumatore, por kjo shkall...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.