Assad: “Pranvera Arabe” solli kaos

15:01 / 21.09.2012
“E ashtuquajtura ‘Pranvera arabe solli vetëm kaos dhe rebelët në Siri nuk do të mund të fitojnë kurrë”. Kështu e cilëson presidenti sirian, Bashar al-Assad, revoltën që përfshiu vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikën e Veriut, e së fundmi që është ulur “këmbëkryq” në oborrin e tij.

Në një intervistë të rrallë për revistën egjiptiane, “al-Ahram al-Arabi”, presidenti sirian shtoi se dialogu ishte mundësia e vetme e zgjidhjes së krizave në të gjitha vendet ku pati revolta popullore dhe se dhuna duhej shmangur.

Ai këmbënguli se qeveria e tij, përkundër rasteve në Libi, Tunizi, Egjipt, Algjeri e Jemen, nuk do të bjerë. Ndryshimi nuk mund të ndodhë me ndërhyrjet ndërkombëtare, tha Assad, duke shtuar se të dyja palët e përfshira tashmë prej muajsh në një konflikt të ashpër e të armatosur në Siri janë të barabarta. Por sërish fajësoi “terroristët” për viktimat, transmeton TCH.

“Dhuna nuk mund të tolerohet dhe qeveria nuk mund të qëndrojë duarlidhur përballë akteve vandale të terroristëve. Dialogu është zgjidhja e vetme”, thotë presidenti sirian.

Prej kohësh Assad kishte shmangur daljet në publik. Megjithatë, intervista e fundit e tij, analizon BBC, tregon se nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimet e tij për protestat në Siri, ku konflikti i armatosur ka marrë përmasat e një lufte civile duke u marrë jetën e mbi 20 mijë personave. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:42 / 24.05.2013
David Beckham

Beckham, yll filmash?

David Beckham dëshiron të bëhet yll filmash, me ndihmën e shokut të tij Tom Cruise.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.