Athina akuzon shqiptarët për ekstremizëm

21:07 / 29.10.2012
Ministria e Jashtme greke dënon episodet e ndodhura dje në Këlcyrë, ku zyrtarë dhe përfaqësues nga Greqia, që mbërritën për festimet e Ditës Kombëtare të 28 tetorit, u pritën me protesta nga veprimtarë të AK, PDIU dhe Vetëvendosja.

“Gjatë festimeve për përvjetorin e 28 tetorit në Këlcyrë, një grup ekstremistësh dhe nacionalistësh shqiptarë shkaktuan sulme në shkallë të vogël, kundër përfaqësuesve të ambasadës greke, të cilët shkonin në vend për festimet. Për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të incidenteve të paprecedent, u kërkua ndërhyrja e policisë shqiptare”, thuhet në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të ministrisë së Jashtme, transmeton BW.

“Ministria e Jashtme dënon qëndrimet dhe veprimet, që kanë për qëllim të dëmtojnë festimin e Ditës Kombëtare greke dhe të dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe, të cilat zhvillohen pozitivisht për të mirën e të dy vendeve.

Shqipëria dhe Greqia po ndërmarrin hapa për të filluar një epokë të re në marrëdhëniet e tyre, bazuar në respektin e ndërsjellë dhe në të ardhmen e përbashkët evropiane. Përgjegjësit e këtyre akteve duhet të marrin një mesazh të qartë, se dëshira dhe vullneti i qeverive të dy vendeve është i pakthyeshëm dhe reflekton vullnetin e vërtetë të dy popujve”, thuhet në deklaratë./Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.