Athinë, vritet një 36 vjeçar shqiptar

10:34 / 23.08.2012
Një 36 vjeçar nga Shqipëria është vrarë gjatë natës me armë zjarri në Athinë, rreth orës 01:15 pas mesnate, kur u sulmua nga persona të armatosur dhe u plagos për vdekje.

Ngjarja ka ndodhur në kryeqytetin grek, kur 36 vjeçari ka qenë duke ecur në zonën e quajtur Sepolion ku kryqëzohen rrugët Peisistratus dhe Agios Pantelejmoni.

Viktima, i qëlluar me armë zjarri, u dërgua menjëherë në spitalin e Athinës, ku ndërroi jetë pak kohë më vonë, njofton BalkanWeb.

Policia e Athinës po heton për të identifikuar dhe arrestuar autorët e këtij krimi, por deri tani nuk ka asnjë të dhënë mbi ta. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
18:29 / 20.05.2013
Eneda Tarifa, Foto: FB

Eneda lind vajzë

Këngëtarja nga Shqipëria, Eneda Tarifa, të hënën ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
18:10 / 20.05.2013

Ekspert Kosovar prezent në Balkan Venture Forum 2013

Pavarësisht se në listen e 36 kompanive të përzgjedhura që do të marrin pjesë në garën e veçantë në kuadër të ko...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.