Atmosferë pozitive në Bruksel

11:49 / 22.02.2012
E plotësuar - Në Bruksel po vazhdon dialogu ndërmjet Kosovës e Serbisë, i cili ka filluar në orën 10 të mëngjesit.

Palët kanë pasur një pauzë dreke dhe janë kthyer sërish, për të diskutuar marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufirit, raporton “Radio Evropa e Lirë”.

Sipas burimeve të BE-së, takimi po zhvillohet në atmosferë pozitive, gjë që jep shpresë se mund të rezultojë me dy marrëveshje: atë për përmbushjen e pikave të marrëveshjes për lëvizjen e lirë dhe të menaxhimit të integruar të kufijve, si dhe marrëveshja për bashkëpunimin rajonal.

Raportohet se më herët, para gazetarëve, ka folur vetëm shefi i ekipit negociator serb, Borislav Stefanovic, i cili në lidhje me fusnotën për Kosovën, ka thënë se ka qenë propozim i Serbisë, i përqafuar nga komuniteti ndërkombëtar.

Sipas Bashkimit Evropian, një arritje e marrëveshjes do të ishte në të mirë të të dyja palëve, sepse Serbisë i ndihmon për statusin, ndërsa Kosovës për nismat rajonale.

Nuk dihet nëse ky raund bisedimesh do të përmbyllet sonte, apo do të vazhdojë edhe nesër. /Telegrafi/


E plotësuar - Raundi i ri i dialogut Prishtinë-Beograd ka filluar sot në Bruksel.

Kreu i delegacionit serb, Borislav Stefanovic, ka thënë se ekipi i Beogradit është i gatshëm për një marrëveshje që do të përfshijë kompromisin e të dyja palëve.

"Ne do të respektojmë Rezolutën 1244 dhe ne nuk presim që bisedimet të jetë e lehtë", ka thënë Stefanovic për “Beta”.

Ai gjithashtu tha se është e mundur që negociatat të vazhdojnë të enjten.

Sipas tij, pala serbe vonesën e ekipit të Prishtinës e ka shfrytëzuar për konsultime të gjera në Bruksel dhe për kontakte me Presidentin serb, Boris Tadic.

Shefja e ekipit negociator të Prishtinës, Edita Tahiri, dje ka hyrë përmes derës së pasme për të shmangur të gjitha kontaktet me gazetarët.

Stefanovic ka thënë se sot do të flitet edhe për një temë tjetër të rëndësishme: menaxhimin e integruar të kufijve.

"Interesi ynë është që vendkalimet të jenë funksionale, por që këtu të mos ketë asnjë element të kufijve shtetëror”, ka thënë ai.

“Nëse nuk ka marrëveshje, të gjithë do të humbin, përfshirë Prishtinë”.

Ndryshe, takimi në mes të Kosovës dhe Serbisë ka filluar në Bruksel në orën 10 të ditës së sotme. Burime të “Zërit” nga Brukseli bëjnë të ditur se ky takim do të vazhdojë gjatë tërë ditës së mërkurë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
 
 
Magazina
10:22 / 17.05.2012
Genta Ismajli

Genta Ismailji bashkëpunim me Dj Blunt

Këngëtarja Genta Ismajli do të vijë në bashkëpunim kësaj radhe me DJ kosovar DJ Blunt.
Teknologji
1:28 / 17.05.2012
HTC prezanton Desire C

HTC prezanton Desire C

Gjatë ditës së djeshme, HTC kishte prezantuar zyrtarisht telefonin e saj më të ri, përkatësisht modelin HTC Desire C, nj...
Ekonomi
10:27 / 17.05.2012

Spanja rikthehet në recension

Prodhimi i Brendshëm Bruto i Spanjës regjistroi një rënie me 0.3 për qind në tremujorin e parë në raport me tremujorin ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.