Australi, zbulohet sasi rekord droge
Më shumë se gjysmë ton lënde narkotike, përfshirë 306 kilogramë metamfetaminë në formë kristalesh apo akull, siç njihet ndryshe dhe 250 kilogramë heroinë, janë sekuestruar në Australi, një rekord ky për vendin ishullor.Droga e kapur arrin vlerën 500 milionë dollarë dhe vjen nga një rrjet narkotikësh me bazë në Hong Kong. Katër të ardhur prej andej dhe tre rezidente australianë u arrestuan gjatë bastisjeve në Sidnei.
Kjo konsiderohet sasia me e madhe e akullit e sekuestruar deri më tani dhe e treta për heroinën. “Hetimi vazhdon dhe mund të kemi edhe arrestime të tjera. Jemi të bindur se në pranga kanë rënë personat përgjegjës për këtë ngarkese, le të themi, ata të mëdhenjtë. Por, ka edhe shumë të tjerë më të vegjël në këtë rrjet, të cilëve u jemi vënë pas”, deklaroi Andrew Colvin, nga policia federale australiane.
Operacioni madhor i antidrogës dhe arrestimet ishin rrjedhojë e një hetimi të zgjatur mbi një vit.
”Jetë të panumërta do të prekeshin nëse kjo drogë do të mbërrinte në rrugët australiane”, shtoi Colvin në prononcimin e tij për mediat.
Të dhënat fillestare që çuan më pas në nisjen e hetimeve, autoritetet në vend i morën prej kolegëve amerikane. Droga u gjet në një ngarkesë poçesh prej dheu. Mes 3.200 të tilla, vetëm 100 mbanin të fshehur lëndën narkotike. /Telegrafi/