Austria: Dialogu të ngrihet në nivel politik

11:00 / 18.08.2012
Ambasadori austriak në Beograd, Clemens Koja, ka thënë se në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit duhet të hapet një proces më i gjerë politik.

"Pas bisedimeve, të cilat shpresojmë se do të jenë të suksesshme për energjinë elektrike dhe telekomunikacionin, duhet të hapet një proces më i gjerë politik me qëllim që të trajtojë çështjet tjera politike, si të drejtat e serbëve në veri, mbrojtja e trashëgimisë kulturore serbe, të të kthyerve...”, ka thënë Koja për “Danas”, i cili së shpejti do të jetë ambasador në Slloveni.

Koja tha se plani i Ahtisarit përmban zgjidhje adekuate për këto çështje, por se duhet "gjetur një mënyrë për ta bërë atë të pranueshme për të dyja palët". Ai shton se BE çmon qëllimin e presidentit të Serbisë, Tomislav Nikolic, për ngritjen e dialogut në nivelin politik.

I pyetur nëse Serbia mund të fillojë negociatat me BE-në nga fundi i këtij viti, Koja tha se "shanset nuk janë zvogëluar” dhe se "BE-ja nuk do të imponojë asnjë kusht të ri”.

"Këshilli Evropian e ka bërë të qartë se cilat janë kushtet që duhet përmbushur, e ato kanë të bëjnë me përmirësimin e raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës. Tash mbetet tek presidenti serb dhe qeveria serbe që të dëshmojnë përkushtimin përmes veprimeve konkrete”, ka thënë ai. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Clemens Koja
Clemens Koja
 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
0:14 / 22.05.2013
Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Të gjithë e dinë se aksionet e Apple janë duke teposhtëzen gjatë disa muajve të fundit, por a është kjo rënie duke nd...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.