Automatik gruas, e ndalon të takojë fëmijët

13:08 / 4.02.2012
I ndarë formalisht, por jo ligjërisht, çifti nga Gramshi ka përfunduar në të shtëna armësh.

Burime zyrtare nga policia e Elbasanit bëjnë me dije se 38 vjeçari Edmond Seda, nga fshati Kodovajt i Gramshit, është vënë në pranga në orët e para të mëngjesit të sotëm, nën akuzën se ka vënë në rrezik jetën e gruas së tij, duke e kanosur me armë, madje edhe duke qëlluar me të.

Edmondi prej 5 vitesh jetonte vetëm me djalin dhe vajzën e tij, pasi si pasojë e konflikteve që kishte me bashkëshorten e tij, A. Seda, kjo e fundit kishte shkuar për të jetuar në Itali tek të afërmit e saj.

Nga policia, raporton Noa, thuhet se pas 5 vitesh gruaja ishte kthyer dje në Shqipëri, për të takuar fëmijët e saj. Pasi ka shkuar me vëllain e saj në banesën ku jetonte Edmond Seda, ky i fundit e ka kanosur me automatik, të cilin e mbante pa leje.

Rastësisht, në afërsi të shtëpisë ndodhej një efektiv i policisë i cili ndërhyri në konfliktin mes çiftit. Seda edhe pas kësaj qëlloi disa herë në ajër, dhe u largua, por për më pak se 24 orë u prangos.

Lidhur me këtë rast, materialet i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprat penale, “Armëmbajtje pa leje, kanosje, prishje rendi dhe të qetësisë publike”. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
 
 
Magazina
10:22 / 17.05.2012
Genta Ismajli

Genta Ismailji bashkëpunim me Dj Blunt

Këngëtarja Genta Ismajli do të vijë në bashkëpunim kësaj radhe me DJ kosovar DJ Blunt.
Teknologji
1:28 / 17.05.2012
HTC prezanton Desire C

HTC prezanton Desire C

Gjatë ditës së djeshme, HTC kishte prezantuar zyrtarisht telefonin e saj më të ri, përkatësisht modelin HTC Desire C, nj...
Ekonomi
10:27 / 17.05.2012

Spanja rikthehet në recension

Prodhimi i Brendshëm Bruto i Spanjës regjistroi një rënie me 0.3 për qind në tremujorin e parë në raport me tremujorin ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.