Autostrada – miti i rremë i Hitlerit

15:57 / 4.08.2012
Edhe sot vazhdon të ekzistojë përshtypja e gabuar se autostrada është një shpikje e nacionalsocialistëve dhe se me punën e ndërtimit u mënjanua papunësia në masë në Gjermani. Kjo është një gënjeshtër historike.

Adolf Hitleri ngul me forcë lopatën në rërë. Ngjitur me të qëndrojnë ushtarët. Njëri mban në duar një aparat fotografik, për të bërë një fotografi të firerit dhe për të dokumentuar përurimin e punimeve edhe për një pjesë autostrade. Një motiv tipik, që në atë kohë ka qenë i përhapur në gjithë vendin. Më shpesh atje ku u ndërtuan segmente të shkurtra të autostradës së Rajhut (“Reichsautobahn”).

Inskenimi kishte vetëm një qëllim: aktivitetet duhet të arrinin qytetarët në gjithë perandorinë. Hedhja e lopatës së parë inskenohet me shumë kosto dhe përfundimi i rrugës festohet edhe një herë.

Një transformim i çuditshëm, pasi vetëm pak vite më parë një pjesë e madhe e Partisë Nacionalsocialistëve Gjermane të Punëtorëve (NSDAP) bashkë me Partinë Komuniste e pati sabotuar ndërtimin e “rrugëve vetëm për automjete“, siç quheshin fillimisht pistat me pllaka betoni. Projektet për këtë ndërtim të madh do t'u “shërbenin vetëm aristokrateve të pasur dhe kapitalistëve të mëdhenj çifutë“, argumentuan nazistët dhe nuk morën pjesë në negociatat politike për financimin e autostradave. Vetëm kur erdhi në fuqi Hitleri në vitin 1933, autostradat nisën t'u interesonin nazistëve për qëllimet e tyre, shkruan DW.

Deri në 1929-n ndërtimi i autostradave në Gjermani kishte dështuar për shkak të krizës ekonomike dhe mungesës së kapitalit. Gjermania rënkonte nën pasojat e papunësisë masive, të hiperinflacionit dhe të pagesave të reparacioneve të Luftës së I-rë Botërore. Vetëm kryetari i atëhershëm i bashkisë së Këlnit, Konrad Adenauer, ia kishte dalë në vitin 1932 të ndërtonte dhe të financonte autostradën e parë pa kthesa midis Këlnit dhe Bonit: A 555-ën e sotme. Segmenti ishte asokohe 20 kilometra i gjatë. Ai mund të përshkohej vetëm me 120 kilometër në orë (megjithëse atëherë shumica e automjeteve mezi arrinin 60).

Zona përreth Këlnit konsiderohej në atë kohë si hapësira me më shumë trafik. Vetëm gjashtë muaj pas hapjes, rruga për makina u ul prej nacionalsocialistëve (ndërkohë në pushtet) në nivelin e një rruge kombëtare, për t'i dhënë vetes titullin e ndërtuesit të autostradës së parë.

Në këtë mes kishin qenë që në 1909-n industrialistë të entuziazmuar për makinat dhe qytetarë me ndikim, të cilët ishin bashkuar duke u angazhuar për ndërtimin e një rruge, që bënte të mundur ecjen e makinave pa pluhur e baltë, pa karroca me kuaj dhe pa këmbësorë.

Një shoqatë e themeluar më 1926-n u angazhua për ndërtimin e një rruge mes për mes Gjermanisë (nga Hamburgu, përmes Frankfurtit, deri në Bazel). Nisma “HaFraBa“ ndeshi fillimisht në refuzim nga ana e nazistëve. Pas marrjes së pushtetit nga Hitleri planet për „HaFraBa“ u morën pjesërisht siç ishin nga Hitleri; e emri i shoqatës u shndërrua në “Shoqëria për përgatitjen e autostradës së Rajhut“.

Historianët thonë sot se Adolf Hitleri shfrytëzoi një lëvizje për mobilitet në rritje, e cila po ravijëzohej në mbarë botën. Megjithatë, ai dalloi mundësitë për t'i prishur mendjen me një sipërmarrje (fillimisht të pakuptimtë) një kombi dhe për të siguruar pushtetin e vet. Sepse ishte e qartë: vetëm pak gjermanë mund t'i lejonin vetes luksin e një makine personale e kësisoj edhe për shfrytëzimin e autostradave.

Çdo vit duhet të përfundoheshin 1.000 kilometra autostradë. Ky ishte urdhri i Hitlerit. Ndërtimi i autostradave duhet të siguronte të paktën 600.000 vende pune, por në kohët e ngarkesës maksimale punonin vetëm 120.000 punëtorë. Deri në vitin 1941 ishin ndërtuar vetëm 3.800 kilometra autostradë. Mirëpo, imazhet e punëtorëve të autostradave ishin ngulitur në kujtesën e një brezi të tërë. Nazistët e kishin arritur synimin. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Inskenim i qëllimshëm: Adolf Hitler përuron fillimin e punimeve edhe për segmente autostrade
Inskenim i qëllimshëm: Adolf Hitler përuron fillimin e punimeve edhe për segmente autostrade
 
 
Magazina
16:25 / 25.05.2013
Eva Longoria

Eva Longoria e lumtur që është ‘single’

Eva Longoria vazhdon të ndihet shumë e lumtur me jetën si e vetmuar, pasi thotë se nuk ka nevojë për një mashkull në je...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.