Azem Syles i ndalohet Zvicra për pesë vjet

10:38 / 11.08.2012
Deputetit nga Kosova, Azem Syla, i cili ka jetuar në komunën Biberist të Kantonit të Solothurnit, i është ndaluar hyrja në Zvicër për 5 vjet.

“Me vendim të 11 korrik, Zyra Federale për Migracionin ka marrë vendim t’i ndaloj Azem Syles udhëtimin në Zvicër në një kohëzgjatje prej 5 vjetësh”, tha zëdhënësja e kësaj zyre, Juerg Walpen, transmeton “Argauerzeitung”.

Një kërkesë e tillë është adresuar më 11 maj nga Zyra Kantonale për Migracion e Solothurnit.

Një kohë ka qenë e paqartë nëse i dyshuari për keqpërdorimin e fondeve sociale në Zvicër, politikan nga Kosova, Azem Syla, në të vërtetë është larguar nga Zvicra.

Edhe pse ai kishte ç’lajmëruar vendbanimin zyrtar në Biberist, deri më sot nuk është paraqitur ndonjë dëshmi udhëtimi në Zyrën Kantonale për Migracion të Solothurnit.

“Megjithatë, ne mund të konfirmojmë se Azem Syla e ka lëshuar Zvicrës. Ai ishte fotografuar në Parlamentin e Kosovës", tha Oznur Ekici, zëvendësshef i Zyrës për Migracion në Solothurn, transmeton KP.

Siç është njoftuar tashmë, Azem Syla ka jetuar në Zvicër nga viti 1994 ndërsa në vitin 1999 është pajisur me lejen e përhershme të qëndrimit (C). Pasi që aktivitetet e tij politike të kryera në Kosovë u bënë të njohura për publikun, Zyra për Migracion e Solothurnit i kishte anuluar atij lejen e qëndrimit në pranverën e 2011. Gjykata Federale e Zvicrës, si instanca më e lartë gjyqësore në vend, kishte hedhur poshtë ankesën e deputetit nga Kosova Azem Syla, që e kishte bërë pas vendimit që një gjykatë më e ulët në Solloturn kishte marrë për t`ia mohuar atij qëndrimin në Zvicër deri më 15 maj 2012.

Shuma prej më shumë se 400 mijë frangash për të cilën ai ngarkohet se e ka marrë pa të drejtë nga ndihmat sociale është objekt i një hetimi penal që po e zhvillon Prokuroria publike e Solothurnit.

"Hetimet ende nuk kanë përfunduar”, thotë Sabine Husi, zëvendës prokurorja e Solothurnit. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Azem Syla
Azem Syla
 
 
Magazina
23:42 / 24.05.2013
David Beckham

Beckham, yll filmash?

David Beckham dëshiron të bëhet yll filmash, me ndihmën e shokut të tij Tom Cruise.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.