Babai i Ajshes: Kur shoh foton e vajzës, gati çmendem

11:49 / 22.10.2012
Që pas arrestimit të vrasësit të së bijës të dielën e kaluar, Muhamet Vata thyen heshtjen për herë të parë. Por jo pa mundime. Ndjen hidhërim dhe zhgënjim njëkohësisht; që të dyja për vajzën 18-vjeçare, Ajshe, që mëngjesin e hershëm të 11 tetorit iu masakrua nga 80-vjeçari Shaban Norja, pasi kishte abuzuar seksualisht me të ndër vite.

Një krim me përmasa horrori, pasi i moshuari nuk u mjaftua vetëm me ekzekutimin me plumb ndaj studentes që ishte në start të Fakultetit të Infermierisë, por edhe i përçudnoi kufomën duke ia ndarë trupin nga koka, që vrasësi e zhduku më pas, shkruan BalkanWeb.

Të dyja pjesët iu bashkuan në varr vetëm dy ditë më parë, pas shumë kërkimesh nga ana e Policisë. Në një ceremoni të vogël rivarrimi, arkivoli u rihap sipas riteve myslimane dhe me vulosjen e arkëmortit, Muhamet Vata kërkon që të mbyllë edhe të gjithë këtë histori dhimbjeje për familjen e tij.

“Që kur është arrestuar monstra (kështu e quan Shaban Norjen) kjo do të jetë hera e parë dhe e fundit që flas, pasi kam dëgjuar dhe lexuar shumë të pavërteta. Është manipuluar opinioni publik. Në fakt, do të ishte mirë që në vendin tim të fliste im atë, si kryefamiljar. Ai është ‘zoti’ i parë i shtëpisë”, sugjeron Muhamet Vata, pas një kohe të gjatë bisede. Nga njëra anë ai e ndjen të nevojshme që të sqarojë gjithçka, por nga ana tjetër kërkon qetësi dhe paqe.

“Ndihem i lodhur, shumë i lodhur. Kur shoh foton e vajzës nëpër televizione apo nëpër gazeta, gati çmendem. Emrin e Shabanit ia dhashë unë Policisë.”- shprehet babai i vajzës. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
10:43 / 20.06.2013
Mila Kunis

Kunis: Dashuria është mrekulli

Mila Kunis më fund ka folur për dashurinë e saj që ndjen për të dashurin Ashton Kutcher, duke thënë se kjo është një...
Teknologji
10:26 / 20.06.2013
Një Facebook Phone, prodhuar nga Samsung?

Një Facebook Phone, prodhuar nga Samsung?

Sipas disa raporteve të fundit thuhet se drejtori i Facebook, Mark Zuckerberg ka filluar bisedimet me Samsung për krijimin e ...
Ekonomi
11:28 / 20.06.2013

Bie industria përpunuese në Kinë

Aktiviteti i industrisë përpunuese në Kinë u dobësua më tej në qershor, duke rënë në minimumin e nëntë muajve të f...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.