Babai i Nazimes: Çova në emision dhe foton e Fiqiriut
Dyshoja që Nazimen e kishte rrëmbyer Fiqiriu, ndaj, nga frika se mos e largonte jashtë vendit me dokumente false, vendosa ta kërkoja tek emisioni 'Njerëz të Humbur'. Datën kur e kam takuar Aida Shtinon nuk e mbaj mend, por ka qenë fundi i muajit maj. I kam treguar historinë dhe i kam dorëzuar foton e Nazimes dhe të Fiqiriut".Beqir Visha, babai i Nazime Vishës, rrëfen për “GSH” arsyet përse iu drejtua mediave për të gjetur të bijën, e cila ishte zhdukur pa gjurmë.
“"Mbrëmjen që do transmetohej emisioni, mua m'u helmua gruaja dhe nuk arrita të shkoja në studio. Më mori në telefon Aida Shtino dhe më tha që, “do ta transmetoj edhe pa praninë tënde, e rëndësishme është të të shpëtojë bashkëshortja”. Unë i isha drejtuar emisionit, për shkak se nuk kisha besim tek policia”, rrëfen babai i 18-vjeçares.
Beqir Visha shprehet se, atë mbrëmje rasti u prezantua dhe nuk vonoi e u njoftua dhe gjetja e Nazimes.
Sipas tij, Fiqiri Muça bëri pakt me policinë dhe e dorëzoi vajzën, vetëm e vetëm se nuk do të mund të arrinte ta trafikonte apo nxirrte jashtë vendit, pasi rasti ishte bërë publik. /Telegrafi/