“Babai i shekullit” (Foto & Video)

15:45 / 15.08.2012
Rick van Beek nga Miçigani, i cili javën e kaluar ka marrë pjesë në garën lokale në tiratlon (garë në tri disiplina) , është shpallur "babai i shekullit" për shkak të përkushtimit ndaj fëmijës së tij.

Rick, së bashku me vajzën e saj trembëdhjetëvjeçare Madison, e cila vuan nga paralizë cerebrale, ka marrë pjesë në sprintin e triatlonit “Sanford and Sun”. Madison nuk mund të konkurronte vetëm, sepse ajo nuk mundet as të ecë e as të flas. Ricki heroikisht e mori bijën e tij në krahë dhe së bashku me të kaluan çdo pengesë drejtë cakut."Funksionet e saj janë në nivel të fëmijës tremujor dhe ajo që ne dimë është se kënaqet duke kaluar kohën jashtë dhe në ujë, ndërsa e do ndjesinë kur era e prekë në fytyrë dhe në flokë”, ka thënë Van Beek për “Midland Daily News”.

Pavarësisht motit me re, Maddy dhe babai i saj kanë marrë pjesë në konkurs ku Rick notonte duke shtyrë kajakun ku ishte Maddy, pastaj ka vozitur biçikletën ku ishte e lidhur një rimorkio e ku ishte vajza, ndërsa në fund ka vrapuar duke shtyrë një karrocë invalidi.Van Beek ka vendosur ta ndryshojë mënyrën e tij të jetesës më 2008, sepse donte një jetë të shëndetshme për Maddyn. Atëherë ai filloi të trajnohej dhe të merrte pjesë në garat sportive.

"Vrapoj për vajzën time", ka shkruar më 2010 në blogun e tij.Në katër vitet e fundit, nën emrin Team Maddy, Van Beek dhe vajza e tij kanë marrë pjesë në më shumë se 70 gjysmëmaratona, triatlona dhe gara tjera.

"Mendoj se Madison e ka ndryshuar jetën e shumë njerëzve me praninë e saj. Jo unë, por ajo. Ne jemi një ekip i mirë", tha “babai i shekullit” për “Fox News”."Ndjenjat e mia për Maddyn më inspirojnë të bëj gjëra të reja. Quajeni këtë frymëzim, motivimi, quajeni si të doni, por unë këtë e quaj dashuri e cila kurrë nuk do të zbehet. Ajo është zemra ime, unë jam këmbët e saj. Një ditë nuk do të jetë fizikisht me mua, por gjithmonë do të mbetet në zemrën time", ka shkruar Van Beek në blogun e tij. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
19:26 / 19.05.2013
Eva Longoria, Foto: Getty Images/Zumapress

Longoria pa të brendshme në Kanë (Foto)

Aktorja hollivudiane me prejardhje meksikane, Eva Longoria, ka tërhequr vëmendje më shumë se që është dashur gjatë ecje...
Teknologji
9:11 / 19.05.2013
Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Bordi ekzekutiv i motorit të madh të kërkimit në internet, Yahoo do të takohet sot për të votuar ose jo blerjen mikro-bl...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.