"Babës së klonimit" i thanë: Mos hup kohë me shkencë!

19:20 / 8.10.2012
Shkencëtarit britanik John Gurdon - i cili sot fitoi Çmimin Nobel për kontributin e tij në mjekësi - dikur i kanë thënë që të heq dorë nga shkenca.

Kur ai ishte 15 vjeç, mentori i tij në raportin shkollor ka shkruar se do të ishte tamam “humbje kohe” nëse ai vazhdon ta ndërtojë karrierën në fushën e biologjisë dhe se ai duhet që ta shkulë me rrënjë këtë ide.

Këtë raport 79-vjeçari Gurdon ende e ruan në kornizë mbi tavolinën e tij.

“Babai i klonimit”, siç është quajtur shpesh, ka fituar bashkë me japonezin Shinya Yamanaka Çmimin Nobel për punën e tyre në qelizat e njeriut. Shpërblimin ata e kanë fituar meqë “kanë zbuluar se qelizat e pjekura mund të riprogramohen për t’u bërë pluripotente”, thuhet në arsyetimin e jurisë.

Britaniku më 1962 arriti të klonojë një bretkosë. Megjithatë, entuziazmi i tij për shkencën kur ishte i ri, nuk ka hasur gjithmonë në reagime pozitive.

Nëna e tij e kuptoi herët se është i fascinuar nga biologjia, por kur në shkollë nisi të rriste mijëra krimba, kjo gjë e nervozoi mentorin e tij. Ndërkohë, babai i tij donte që djali të merrej me banka ose të bëhej ushtar.

"Për fat të mirë, kur erdhi koha e rekrutimit, ushtria më refuzoi. Kisha fat”, ka thënë ai në një intervistë. "Mjeku i familjes tha se unë nuk jam për ushtri, sepse një të ftohur time të butë e diagnostifikoi si bronkit. Fal Zotit, kjo e eliminoi mundësinë që ta vazhdoja karrierën në ushtri”.

Ai ia doli të regjistrohet në Universitetin e Oksfordit, por në vitin 1971 kaloi në Kembrixh, ku në vitin 1989 themeloi Institutin prestigjioz Wellcome/CRC.

Çmimi Nobel e mbanë emrin e shkencëtarit dhe industrialistit suedez Alfred Nobel (1833-1896), i cili donte që nga fondi i tij çdo vit të ndahen mjete për kontribut për njerëzimin. Në testamentin e tij të vitit 1885, ai ceku dëshirën për të themeluar Fondin Nobel nga i cili do të jepeshin çmimet. Sipas dëshirës së tij, shpërblimet duhej të ndaheshin për të arriturat në fizikë, kimi, medicinë, letërsi dhe paqe. Çmimi për ekonomi është themeluar më 1969. Nobeli ndahet që nga viti 1901, ndërsa - sipas traditës - jepet më 10 dhjetor, në ditën e vdekjes së themeluesit të këtij fondi. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
John Gurdon
John Gurdon
 
 
Magazina
22:20 / 18.05.2013
Rike Roci

Xhelozia mes Ilirit dhe Elonës, të dy e duan Riken

Ngjarja që ka tërhequr më shumë vëmendjen gjatë kësaj jave në shtëpinë e “Big Brother”, ka qenë krisja e miqësi...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.