Bajrush Xhemajlit i shtyhet koha e shkuarjes në burg

9:13 / 19.07.2012
Kishte caktuar 18 korrikun si datë kur do të niste vuajtjen e dënimit, por ka arritur ta bindë gjykatën që ta lërë edhe dy muaj në liri. Bajrush Xhemajli nuk është paraqitur të mërkurën në Burgun e Dubravës. Ai i ka kërkuar Gjykatës Komunale të Ferizajt që t’i japë edhe pak kohë për “përfundimin e një terapie mjekësore”.

Ish-kryetarit të Komunës së Ferizajt në maj të këtij viti Gjykata Supreme i ka vërtetuar dënimin prej 2 vjet e gjysmë burgim për vepër penale të rrezikimit të trafikut publik, që për pasojë kishte vdekjen e një të riu. Dënimin për këtë vepër penale të shpallur nga Gjykata e Qarkut e Prishtinës në nëntor të vitit 2010 kundër Bajrush Xhemajlit e pati vërtetuar në tërësi Gjykata Supreme e Kosovës me anë të një aktgjykimi.

Por të mërkurën, rreth orës nëntë të mëngjesit, anëtari i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës ka kërkuar nga Gjykata Komunale e Ferizajt që të mos ekzekutohet vendimi deri në shtator, njofton “Koha Ditore”.

“Me kërkesën e Bajrush Xhemajlit për ta përfunduar ciklin e terapisë mjekësore të filluar më herët është shtyrë ekzekutimi i vendimit për datën 19 shtator. Ai duhet të paraqitet vetë në këtë datë për ta nisur vuajtjen e dënimit”, ka thënë për “Kohën Ditore” kryetari i Gjykatës Komunale të Ferizajt, Bashkim Hyseni.

Në fakt, 18 korrikun Xhemajli e kishte caktuar vetë. Këtë e pati konfirmuar kryetari i Gjykatës Komunale të Ferizajt, Bashkim Hyseni.

Ish-kryetari i Ferizajt, Xhemajli, i cili nuk ka shkuar në vuajtje të dënimit të mërkurën, pati shkaktuar një aksident në mëngjesin e 21 majit të vitit 2010 në hyrje të Prishtinës. Në atë aksident kishte humbur jetën 21-vjeçari Labinot Rrustemi nga fshati Banullë e Lipjanit, ndërkaq lëndime të rënda kishte marrë Ilir Haziri dhe tre anëtarë të familjes Bytyqi nga Magura e kësaj komune. I lënduar kishte mbetur edhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemajli, i cili ishte dërguar në Austri për shërim. Por shteti nuk kishte bërë asgjë për të lënduarit e tjerë. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:04 / 17.05.2013
Genta Ismajli

Edhe Genta Ismajli për PD-në

Genta Ismajli është edhe një këngëtare tjetër nga Kosova e cila argëton të pranishmit në tubimet parazgjedhore të Par...
Teknologji
16:47 / 17.05.2013
Samung: 10 milion pajisje Galaxy S4 do të shiten deri në fund të javës

Samung: 10 milion pajisje Galaxy S4 do të shiten deri në fund të javës

Me zgjerimin e rrjetit të shpërndarjeve nëpër botë të Galaxy S4 si dhe me lajmërimin e lansimit të versionit të zhbll...
Ekonomi
16:34 / 17.05.2013
Foto: Arkiv

Mbi 3600 projekte presin mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë

Një numër i madh i fermerëve, po presin mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë. Janë rreth 3627 projekte të ndryshme t...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.