Balaj: Shteti s’më mbron

8:29 / 26.03.2013

U angazhua që kategoria e grave dhe vajzave të dhunuara të gjatë luftës, futet në ligjin ku janë të përfshira edhe kategoritë tjera të dala nga lufta, por mori kërcënim me jetë. Aktivistja e Lëvizjes Vetëvendosje, Nazlie Balaj, gjatë një interviste për "Tribunën", ka thënë se ende nuk e di se kush qëndron mbrapa kërcënimit që ia ka prishur sistemin e të jetuarit. Ajo ka rrëfyer se sipas këtij rasti, është detyruar të ndërrojë ambientin e banimit.

“Ka disa ditë që unë nuk jam e rregullt në vendbanimin ku kam jetuar. Më shumë po lëviz te të afërmit e mi. Këtë e bëj për shkaqe sigurie”, ka thënë Balaj. Shteti, sipas saj, nuk e ka ndërmarrë as më të voglin hap që ta mbrojë jetën e saj.

“Nuk është e vërtetë se mua më kanë ofruar mbrojtje. Krejt çka më ka kërkuar policia është raportimi i çdo lëvizje të dyshuar”, ka bërë të ditur Balaj.

Me gjithë kërcënimin e marrë, ajo ka thënë se nuk e ka ndërmend ta ndalë aktivitetin e saj. Balaj ia ka zënë për të madhe edhe kryeministrit Hashim Thaçi i cili për rastin ka reaguar vetëm pas insistimit të ndërkombëtarëve. Por ajo ka parë gjëra pozitive nga ky reagim.

Ka thënë se partia në pushtet duket se ka ndryshuar qëndrim dhe do ta votojë ndryshimin e ligjit kur të hyjë në Kuvend për lexim të dytë. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.