Ban ki Moon shpreh keqardhje për këngën famëkeqe “Marshi në Drina”

12:08 / 18.01.2013

Kënga, “Marshi në Drina,” që u këndua nga një kor i Serbisë gjatë kremtimit të Vitit të ri Ortodoks në Kombet e Bashkuara në New York, ka nxitur reagime sidomos të boshnjakëve, duke e quajtur një këngë nacionaliste dhe shoviniste që asocon me dhe lartëson masakrat serbe në Bosnjë.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, përmes zëdhënësit Martin Nesirky ka shprehur keqardhje duke thënë se kënga “Marshi në Drina” nuk ishte në listën e programit zyrtar, por ajo u këndua nga kori serb në fund të programit, raporton Rtk.

“Ne sinqerisht ndjejmë keqardhje që njerëzit janë ofenduar nga kjo këngë”, tha zëdhënësi. Ai shtoi se Sekretari ‘nuk e ka ditur se për çfarë kënge bëhej fjalë dhe si ishte përdorur ajo në të kaluarën’.

Gjatë koncertit në sallën e Asamblesë merrte pjesë edhe Sekretari I Përgjithshëm, i cili shihej të aplaudonte përkrah kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme, Vuk Jeremic.

Kremtimi i vitit të ri u organizua nga Asambleja e Përgjithshme dhe Jeremic, ish ministër i Jashtëm serb kishte ftuar që të performonte korin ‘Viva Vox’ nga Serbia i cili në mes tjerash këndoi edhe këngën famëkeqe.

Organizata e Kombeve të Bashkuara është vërshuar me letra dhe protesta qoftë nga grupe dhe organizma boshnjake në Amerikën veriore, qofte nga vetë Bosnja. Ata thonë se kjo këngë këndohej nga militarët serbë para dhunimeve, spastrimeve etnike dhe si dhe gjatë masakrës në Srebrenicë, ku u vranë 8000 njerëz, kryesisht burra dhe djem të rinj myslimanë të Bosnjës. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.