Banda “Pink Panther” po terrorizon Austrinë

16:24 / 31.07.2012
Banda e plaçkitësve, “Pink Panther”, edhe më tutje është aktive në Austri, supozon policia austriake, duke theksuar se vetëm këtë vit janë plaçkitur 23 argjendari, që është një rekord i ri.

Banda, prapa se cilës besohet se qëndrojnë plaçkitës nga ish-territoret e Jugosllavisë, më saktësisht nga Serbia dhe Mali i Zi, gjithmonë është një hap para policisë, e cila nuk po arrin t'u hyjë në gjurmë, edhe përkundër faktit se para disa muajve ka arrestuar disa pjesëtarë të bandës.

“Pyesim se kush e ka radhën. Argjendaritë jetojnë në frikë”, thotë Franck Tomas Moh, kryetar i Këshillit të Argjendarive në Odën Ekonomike të Austrisë, transmetojnë mediat.

Shpërblimi në vlerë prej 20 mijë euro, i cili për herë të parë është ofruar për informatat, të cilat mundësojnë arrestimin e plaçkitësve profesionistë, është dëshmia më e mirë se sa e pafuqishme është policia kundër kësaj bande. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
20:01 / 24.05.2013
Adrian Gaxha dhe Floriani

Gaxha dhe Floriani sjellin këngën e re

Adrian Gaxha dhe Floriani kanë lansuar sot këngën e tyre më të re duet të titulluar “Kjo Zemër”.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.