Bari, sekuestrohen 600 kilogramë drogë
Autoritetet italiane zbuluan një sasi të konsiderueshme lëndë narkotike, të llojit marihuanë, në portin e Barit. Sipas mediave italiane, droga është gjetur në një kamion që vinte nga Shqipëria.Policia arrestoi drejtuesin e mjetit, një shtetas shqiptar, rreth 30 vjeç, i cili u dërgua në burgun e Barit nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Sipas autoriteteve italiane, lënda narkotike ishte destinuar për tu shpërndarë në të gjithë Italinë, ndërsa vlera e saj arrinte deri në 4.5 milionë euro. /Telegrafi/