Bashkëpunim në luftën kundër kriminalitetit

21:47 / 10.06.2012
"Jemi të gatshëm dhe shprehim vullnetin e plotë për të dhënë kontributin tonë në të gjitha nismat dhe projektet që do të synojnë thellimin e bashkëpunimit dhe rritjen e efikasitetit në luftën kundër kriminalitetit dhe drogës në rajonin tonë", u shpreh ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, në një takim sot në mbrëmje me Drejtorin Ekzekutiv të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Krimin dhe Drogën, UNODC, me qendër në Vjenë, Yuri Fedotov, njëherësh zv/Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Në takimin që u zhvillua në kuadër të një turi që Fedotov ka ndërmarrë në rajonin me qëllim inkurajimin e bashkëpunimit rajonal në luftën kundër kriminalitetit dhe narkotikëve, ministri Nishani e njohu atë me rezultatet e arritura nga Shqipëria në luftën kundër krimit dhe trafikut të drogës nëpërmjet modernizimit të vazhdueshëm të sistemeve të kontrollit kufitar, të analizës së informacionit kriminal, e mbi të gjitha nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë me të gjithë vendet e rajonit, transmeton BalkanWeb.

Ministri Nishani përmendi ndër të tjera marrëveshjet e bashkëpunimit policor me të gjithë vendet e rajonit, patrullimet e përbashkëta policore, përvojën pozitive të Qendrës Ndërinstitucionale Operacionale Detare në Durrës, pikat e përbashkëta të kontrollit kufitar dhe operacionet e suksesshme të përbashkëta me agjencitë partnere si për goditjen e krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, ashtu edhe për identifikimin dhe ndalimin e personave të kërkuar për vepra të ndryshme penale.

Drejtori Ekzekutiv i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Krimin dhe Drogën, Yuri Fedotov, vlerësoi arritjet e Shqipërisë dhe në veçanti përpjekjet dhe prioritetin që ajo ka vendosur për thellimin e bashkëpunimit rajonal në luftë kundër krimit dhe drogës.

"Inkurajoj dhe mbështes fuqimisht të gjithë përpjekjet dhe angazhimin tuaj për forcimin e bashkëpunimit me të gjitha vendet e rajonit dhe organizmat europianë e ndërkombëtarë në luftën e përbashkët kundër fenomeneve të kriminalitetit dhe trafikut të drogës", u shpreh Fedotov. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos

MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.