Bashkohet opozita shqiptare në Bujanoc

13:33 / 28.09.2012
Tri subjektet politike shqiptare në Bujanoc, Partia për Veprim Demokratik , Lëvizja e Progresit Demokratik dhe Unioni Demokratik Shqiptar, janë bashkuar dhe kanë koordinuar qëndrimin e tyre për të bojkotuar punën e Kuvendit Komunal të Bujanocit.

Tri subjektet politike shqiptare në Bujanoc, Partia për Veprim Demokratik , Lëvizja e Progresit Demokratik dhe Unioni Demokratik Shqiptar, janë bashkuar dhe kanë koordinuar qëndrimin e tyre për të bojkotuar punën e Kuvendit Komunal të Bujanocit.

Në një kumtesë të përbashkët të tri subjekteve politike shqiptare, thuhet se 18 këshilltarët komunalë nga radhët e partive politike shqiptare e kanë bojkotuar seancën katërt të Kuvendit komunal në Bujanoc.

“Përfaqësuesit e këtyre grupeve të këshilltarëve edhe me këtë rast dëshmuan unitet në veprim duke rikonfirmuar qëndrimin e mëhershëm për mospjesëmarrje në punën e Kuvendit”, thuhet në kumtesë, të cilën e transmeton “Presheva jonë”.

Me këtë rast, 18 këshilltarët shqiptarë njoftojnë opinionin publik se përkundër një fushate agresive që vjen me shpifje, manipulime, trillime, shantazhe dhe kërcënime në adresë të këshilltarëve të opozitës, jemi të vendosur për veprim të përbashkët politik, me qëllim stabiliteti në komunën e Bujanocit.

“Kërkojmë ndërprerjen e menjëhershme të fushatës së kërcënimeve, shantazheve, trillimeve të pushtetit aktual si dhe të militantëve të tyre politik ndaj këshilltarëve të opozitës dhe familjarëve të tyre. Një fushatë e këtillë e egër që po zhvillohet që nga konstituimi i këtij pushteti, ka për qëllim nxitjen e konfliktit ndërshqiptar në Bujanoc dhe destabilizimin e skajshëm të kësaj komune”, thuhet në kumtesë.

Sipas këtyre subjekteve politike, kësaj valleje të pushtetit, po i prijnë disa mediume lokale në mesin e të cilëve prin RTV Bujanoci, medium që financohet nga tatimet e qytetarëve, dhe Ueb portal Titulli.

“Jemi të bindur që opinioni shqiptarë nuk bie pre e një fushate të këtillë agresive, që ka për qëllim nxitjen e më të keqes, dhe se bartësit e kësaj fushate, shumë shpejt do të demaskohen dhe përgjigjen publikisht për këto veprime nxitëse ndërshqiptare”, thuhet në kumtesë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
0:14 / 22.05.2013
Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Të gjithë e dinë se aksionet e Apple janë duke teposhtëzen gjatë disa muajve të fundit, por a është kjo rënie duke nd...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.