Bastiset prona e PTK-së në Shtërpcë, dyshohej për armatim

13:09 / 15.08.2012
Policia e Kosovës, sot rreth orës 11:00, në fshatin Jazhincë të Shtërpcës, ka bastisur një pronë të PTK-së.

Zyrat e policisë kanë bërë të ditur se aksioni është realizuar me dyshimin për posedim të armatimit, por në vendin e dyshuar nuk është gjetur asgjë.

“Me urdhëresë të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, njësitet policore kanë bërë një intervenim në një lokacion që është pronë e PTK-së. Në bazë të informacioneve është dyshuar se mund të ketë armatim brenda. Njësitë policore kanë ndërhyrë, kanë bërë verifikimin dhe kontrollin për armatim të tillë. Nuk është gjetur asgjë e dyshuar: Operacioni ka përfunduar pa ndonjë problem”, ka thënë për “Kosovapress” zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Ai ka demantuar raportimin e disa mediave serbe se gjatë intervenimit të policisë ka pasur demolim të kësaj prone. Por, sipas tij, nëse dyshohet për një gjë këtillë, atëherë veprohet në bazë të veprimeve që ndiqen pas aktit.

“Nuk mund të themi se ajo pikë është demoluar. Është bërë një kontroll policor, ashtu siç behet në të gjitha lokacionet tjera për kontrolle. Intervenimet policore kanë qenë komfor m rregullave që policia ka. Mirëpo, nëse diçka e tillë është dëmtuar atëherë, veprohet në bazë të veprimeve që ndiqen pas dëmtimit”, ka thënë Kelani. /Telegrafi/


E plotësuar - Pjesëtarët e forcave speciale të Kosovës kanë hyrë në ndërtesën e centralit të telefonisë në periferi të Shtërpcës, në Jazhincë, njoftojnë mediat serbe.

Rreth 30 pjesëtarë të ROSU-s kanë demoluar këtë njësi të centrales, e cila ofron shërbime për 500 shtëpi në tri fshatra serbe të këtij rajoni, transmeton RTS.

Dy javë më parë njësitet ROSU kanë hyrë edhe në filialin e Bankës “Dunav” të Serbisë, ku kanë konfiskuar dokumentet dhe kompjuterët. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
0:31 / 19.05.2013
Foto: Reuters

Danimarka fiton Eurovisionin

Përfaqësuesja e Danimarkës, Emmelie de Forest, me këngën “Only Teardrops”, ka triumfuar në natën finale të edicioni...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.