BDI 15.520 amendamente kundër ligjit të 'branitellave'

15:04 / 29.10.2012
BDI do të ketë 15.520 amendamente për të bllokuar projekt - ligjin për përkujdesje institucionale për ish-pjesëtarët e forcave maqedonase të sigurisë 'branitellat'. Parlamenti sot miratoi vendimin që ky projekt - ligj të hyjë në procedurë për leximin e dytë në institucionin legjislativ dhe miratimin e tij në procedurë të përshpejtuar

Miratimin e këtij ligji me procedurë të shpejtuar e përkrahën deputetët e VMRO-DPMNE dhe LSDM opozitare me 79 vota pro, ndërsa kundër ishin vetëm 11 deputetë, kryesisht të partive shqiptare. Në fillim të seancës, propozuesi i këtij ligji ka arsyetuar se përse duhet miratuar ky ligj. "Ky ligj përfshin tre kategori të pjesëtarëve të ARM dhe MPB, kryesisht përbërjen rezerve. Ky ligj përfshin edhe pjesëmarrësit në luftën e ish-Jugosllavisë federale, konfliktin e vitit 2001 dhe pjesëmarrësit në misionet e huaja. Ky ligj nuk është kundër askujt, sepse edhe në armatë dhe polici punojnë pjesëtarë të komuniteteve etnike si shqiptarë, rom, serb, turq dhe vllehë", deklaroi deputeti i VMRO-DPMNE, Vele Gjorgjievski, si propozues i këtij projekt - ligji.

Por, BDI theksoi se ka bërë çmos që të bllokojë që ky projekt - ligj të hyjë në procedurë parlamentare, por tani me amendamente do të mundohen që të parandalojnë sjelljen e tij.

"U tregua se nuk mund të ndalojmë që ky ligj të hyjë në rend dite. Andaj nuk kërkojmë që ai të tërhiqet, por do të bëj të ditur se BDI siç bëri në procedurën e rregullt, ashtu edhe në këtë procedurë po përgatit 15.520 amendamente për të parandaluar sjelljen e këtij ligji", deklaroi shefi i grupit parlamentar të BDI-së, Talat Xhaferi.

Ndërkohë, PDSH kërkoi që ky projekt - ligj të tërhiqet nga rendi i ditës, mirëpo kërkesa e tyre nuk ka marrë dritë jeshile. "Apelojë që ligji të hiqet nga rendi i ditës. Nuk dakordohemi me BDI se nuk duhet të kërkohet që të heqet nga rendi i ditës ky ligj. BDI e bën këtë vetëm për tu reklamuar para popullit, se ata janë kundër. Ato 15 mijë amendamente, më mirë do të ishte të jenë 15 mijë projekte për të mirën e shqiptarëve. Ligji është nacionalist dhe nuk duhet të miratohet në një shtet ku nuk dihet se kush është shumica shqiptarët apo maqedonasit", tha deputeti i PDSH-së, Ziadin Sela. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:42 / 24.05.2013
David Beckham

Beckham, yll filmash?

David Beckham dëshiron të bëhet yll filmash, me ndihmën e shokut të tij Tom Cruise.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.