BDI duhet t’i thotë lamtumirë Gruevskit!

20:35 / 22.05.2012
Pas përfundimit të samitit të NATO-s dhe mbetjes së Maqedonisë jashtë Aleancës, institucionet duhet të ndërmarrin hapa konkret për të ndërtuar pozicionin se çfarë duhet të ndërmarrin pas këtij samiti, vlerësojnë analistët politikë shqiptarë në Maqedoni.

Analisti Naser Zyberi vlerëson se Qeveria duhet të diskutojë urgjentisht rreth situatës së fundit, të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, më pas të mbledhë në takim liderët e partive politike dhe pastaj Kuvendi të diskutojë dhe të dalë me konkluzione rreth qëndrimit në të ardhmen të Maqedonisë.

Analisti Zyberi thotë se kryeministri Nikola Gruevski ka dy alternativa, të deklarohet se nuk ka ndryshime qoftë edhe me çmimin për të mbetur jashtë NATO-s dhe BE-së ose të jep dorëheqje dhe të thotë se ndryshimi i emrit është kundër bindjeve të tij, raporton Alsat M.

Profesori Bekim Kadriu vlerëson se partia e kryeministrit Gruevski nuk ka për qëllim anëtarësimin e vendit në strukturat euroatlantike, ndaj partia shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim, duhet t’i thotë ‘lamtumirë’ koalicionit.

Edhe analisti Zyberi duke komentuar pozitën e partisë shqiptare në pushtet, tha se ato nuk kanë ndikimin e duhur. Sipas tij, me vet faktin që Gruevski distancohet nga presidenti dhe njerëzit e tij, tregon se ai ka në dorë të gjitha mekanizmat.

“BDI në mënyrë permanente është angazhuar, disa herë është kërcënuar madje edhe me braktisje të Qeverisë dhe asnjëherë nuk e ka bërë, prandaj do të ishte e tepërt që të thuhet diçka më tepër, asgjë në fakt nuk varet, fatkeqësisht prej faktorit shqiptar rreth këtij problemi. Gjitha mekanizmat gjenden në duart e një personi”, tha Zyberi. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Teknologji
13:30 / 17.06.2013
Samsung nxjerr version edhe më të shpejtë të Galaxy S4

Samsung nxjerr version edhe më të shpejtë të Galaxy S4

Samsung është duke planifikuar të lëshojë versione të ndryshme të telefonit të saj kryesor, Galaxy S4, përkatësisht e...
Ekonomi
9:18 / 18.06.2013
Foto: Ilustrim

Fermerët s’i kënaq fondi për kredi

Krijimi i fondit garantues për kreditë bujqësore, nuk po i kënaq fermerët. Ata nuk po vërejnë ndonjë dallim të madh n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.