BDI: Kasaphanat e PDSH-së morën jetë

15:46 / 31.07.2012
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka rikujtuar opinionin se “pikërisht kasaphana e vitit 2008 ka përfunduar me një të vrarë dhe disa të plagosur”.

Reagimi i tillë vjen në vargun e akuzave të ndërsjella mes BDI-së dhe PDSH-së, që shpërthyen me të mbushur një vjet nga puna e Qeverisë.

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, ka thënë më tej se koha e “vëllazërimit politik” ka kaluar dhe se “shqiptarët zgjodhën anën e legjitimitetit të pastër të marrë nga populli e askush tjetër”.

“Prandaj, PDSH do të duhet të kuptojë se viti 2006 nuk mund të përsëritet dhe në mënyrë të domosdoshme do të duhet ta respektojë vullnetin e popullit shqiptar. Ky vullnet dëshmohet edhe me rezultatet e fundit të hulumtimeve të opinionit publik , të cilat flasin për një epërsi të dyfishtë të BDI-së”, ka theksuar më tej osmani, transmetojnë mediat.

Ai është shprehur me tone kritike edhe për nivelin e reagimeve dhe sulmeve të PDSH-së, që sipas tij, janë “produkt i inferioritetit dhe servilitetit të tyre që ne e çrrënjosëm nëpërmjet të imponimit të vullnetit të shqiptarëve dhe shpalljes të pavlefshëm të gjithë projektet monoetnike ose nëpërmjet ndërprerjes së plotë të tyre dhe dhënies së karakterit multietnik”.

“Ne do t’i kursejmë shqiptaret nga ky fjalor i komunikimit dhe do të debatonim me PDSH-në për projektet konkrete që ata i kanë bërë, por për fat të keq të shqiptareve, në arkivat nuk gjetëm as edhe një të tillë. Prandaj edhe, jo rastësisht shqiptarët asnjëherë nuk u dhanë mbështetje”, ka vijuar më tej Osmani, duke e riakuzuar partinë e Thaçit se “po ndot komunikimin publik dhe politik”. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:30 / 19.05.2013
Big Mama, Foto: FB

Big Mama u thotë femrave: Po shkoi njëri vjen tjetri!

Besjana Kasami,e njohur me emrin skenik si Big Mama, së shpejti do të sjellë këngën me titull “Ku mbeti dashuria”, e c...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.