BDI kërkon kuadër shqiptar për kryeprokuror
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) këmbëngul që posti i Prokurorit të Përgjithshëm në Maqedoni t’i takoj shqiptarëve, me ç`rast në këtë detyrë do të vijë një kuadër i profilizuar shqiptar.Kjo bëhet e ditur sot për mediat nga burime partiake nga kjo parti shqiptare në pushtet, e cila ka paralajmëruar se do të bllokojë zgjedhjen e prokurorëve dhe gjykatësve nëpër institucionet e larta gjyqësore të vendit, në rast se kërkesat e tyre nuk respektohen.
Bllokimi do të bëhet përmes shfrytëzimit të drejtës së shumicës së Badenterit. BDI nga ana tjetër, si poste alternative nëse nuk i jepet kryeprokurori i përgjithshëm, ka kërkuar postin e Kryetarit të Gjykatës Supreme ose të kryetarit të Gjykatës Penale, ndërsa si kërkesë është përfshirë edhe kryesimi me Gjykatën për krim të organizuar, transmeton INA. /Telegrafi/