BDI, mbështetje pa rezervë nderimit të dëshmorëve
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) u ka dalë në mbështetje të fortë zyrtarëve të saj qeveritarë, që të shoqëruar nga oficerët e Armatës së Maqedonisë, nderuan dje në Slupçan dëshmorët e rënë të UÇK-së.Kjo parti e vlerëson përkuljen e oficerëve të Armatës si “hap që kontribuon në rritjen e mirëbesimit dhe tejkalimit të paragjykimeve midis komuniteteve në një shoqëri postkonfliktuoze”, ndërsa ka komentuar edhe reagimet e partive maqedonase, përfshi këtu dhe atë të VMRO-DPMNE-së.
“Paragjykimet midis komuniteteve tejkalohen vetëm duke i respektuar dhe çmuar vlerat dhe sakrificat e njëri tjetrit. Jemi të bindur se në shoqërinë tonë multietnike ka guxim intelektual që këtë veprim ta shohin si akti i mirë dhe vizionar. Shprehim keqardhje që disa subjekte politike nuk gjetën këtë guxim ta tejkalojnë vetveten dhe ta shohin këtë nderim si frymë e Marrëveshjes së Ohrit me të cilën e kanë gojën plot”, ka deklaruar zëdhënësi Bujar Osmani. /Telegrafi/