BDI: PDSH-ja është parti pa moral
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) konsideron që Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) është një parti politike që tradicionalisht e ka kontaminuar hapësirën publike me ofendime, fjalë banale dhe kasaphane, andaj edhe nuk e meriton vëmendjen e shqiptarëve, si dhe hapësirën mediatike.“Vet fakti që përfaqësimi i shqiptarëve ka lëvizur vetëm 1për qind në kohën kur PDSH uzurpoi institucionet e vendit pa vullnetin e shqiptarëve, por me vullnetin e VMRO-së, flet mjaftueshëm për kredibilitetin dhe moralin e PDSH-së dhe eksponentëve të saj”, thuhet në deklaratën BDI-së, parti kjo në koalicionin Qeverisës.
“Nëse këtyre fakteve të pamohueshme ju shtohen edhe veprimet antikombëtare të PDSH-së bashkë me kasaphanën ndaj shqiptarëve në 16 muajshin më të zymtë për shqiptarët, atëherë bëhet e qartë se pse shqiptarët kanë votuar kundër PDSH gjatë gjithë kohës sa edhe ekziston kjo parti e dështuar”.
“Raportet e institucioneve të pavarura flasin qartë rreth përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Raporti i pakontestuar i Avokatit të Popullit thekson që numri i shqiptarëve në administratën shtetërorë nga viti 2008 gjer më vitin 2011 është dyfishuar nga 8.642 në 17.598 të punësuar dhe kjo e dhënë nuk mund të mohohet nga askush”.
“Bashkimi Demokratik për Integrim është në aleancë me popullin shqiptar dhe për punët e veta jep llogari para shqiptarëve, ndërsa mbetet në moralin e PDSHsë të flasë për aleancat dhe llogaritë e veta”, thuhet ndër të tjera në reagimin e BDI-së. /Telegrafi/