BDI: PDSH mashtron, ne flasim me fakte

14:36 / 13.07.2012
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka mbajtur konferencë për shtyp me qëllim të, siç thonë, konfirmimit të deklaratave të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, si dhe zbardhjen e mashtrimit të opinionit nga ana e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH).

Artan Grubi, nga partia Bashkimi Demokratik për Integrim deklaroi se i dënojnë ashpër ofendimet personale dhe zbritjen e nivelit të komunikimit publik nga ana e opozitës shqiptare dhe i ftoj ata që të veprojnë në përputhje me etikën e komunikimit publik si dhe të kursejnë opinion shqiptar nga banalitetet dhe gënjeshtrat.

“Shqiptarët e Maqedonisë, për 10 vite rresht, besimin e vet ia japin Ali Ahmetit dhe Bashkimit Demokratik për Integrim. E vetmja aleancë e BDIS-së dhe e Ali Ahmetit janë shqiptarët të cilët e dinë mirë se ne jemi burra të fjalës dhe të veprave të mëdha e jo të llafeve të zbrazëta. Realizimi mund të vonojë, por proceset e mëdha dhe të rëndësishme kërkojnë përkushtim, durim dhe besim. Shqiptarët vazhdojnë të kanë besim tek BDI për realizimin e proceseve kombëtare”, deklaroi Grubi.

Ai ndër të tjera theksoi se BDI dhe kryetari Ahmeti thirren në raportet e institucioneve të pavarura kur bëhet fjalë për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të shqiptarëve, ku sipas Avokatit të Popullit, numri i shqiptarëve në administratën shtetërore është rritur për 8956 shqiptarë nga viti 2008 gjer në vitin 2011, pa llogaritur konkurset e vitit 2012 dhe sipas këtij raporti, pjesëmarrja e shqiptarëve në institucionet shtetërore është 17.2 për qind ndërsa ajo e maqedonasve në tre vitet e fundit është zvogëluar për 5.14 për qind. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
0:31 / 19.05.2013
Foto: Reuters

Danimarka fiton Eurovisionin

Përfaqësuesja e Danimarkës, Emmelie de Forest, me këngën “Only Teardrops”, ka triumfuar në natën finale të edicioni...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.