BDI: RDK - “argat” i LSDM-së!
BDI ka reaguar ndaj qëndrimit të RDK-së e cila i dha votëbesimin qeverisë së Gruevskit."Reagimi i sotëm i argatëve të LSDM-së që vjen nga partia e cila vuan nga kompleksi i Napoleonit në kontekst politik, demaskon naivitetin politik dhe karakterin e kameleonit të RDK-së në përcaktimet e tyre programore. Rufi Osmani dhe deputetët e partisë të cilën ai e udhëheq votuan pro-mocionit për votëbesim të Qeverisë, i cili kishte për qëllim që të dënojë nderimin institucional dhe qeveritar të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) në Sllupçan, të dënojë riemërtimin e shkollave me emra të rilindësve shqiptar[, të dënojë avancimin e gjuhës shqipe, të dënojë përdorimin e flamurit kombëtar shqiptar, të dënojë intonimin e himnit kombëtar shqiptar, amnistimin e ish ushtarëve të UÇK-së”, reagon BDI.
“Për cilin moral politik flet RDK, e cila është partia e vetme shqiptare që u rreshtua pas Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë në përpjekjet e tyre të përbashkëta që të mohojnë të arriturat e shqiptarëve duke i konsideruar ata si qytetarë të rendit të dytë? Kjo është dëshmi e paqëndrueshmërisë së partisë së krijuar pa vizion dhe me të vetmin qëllim që ta përçajë trupin votues shqiptar”. /Telegrafi/