BDI shkon nëse nuk ka datë për bisedime

13:10 / 8.10.2012
Partia shqiptare në pushtet BDI do ta braktis koalicionin qeveritar me VMRO-DPMNE-në në qoftë se deri në fund të vitit Komisioni Evropian (KE) nuk i jep vendit datë për fillimin e bisedimeve.

Ali Ahmeti ka ngelur pa hapësirë manovrimi pas seancës për votëbesimin e qeverisë të premten e kaluar.

Evidente është se nuk mund të tejkalohen dallimet midis partnerëve, shkruan gazeta, ndërsa mësohet se kryeministri Gruevski ka kërkuar nga Ahmeti zgjedhje të parakohshme që përsëri të mposhtë rivalin Branko Cërvenkovski, por lideri integrist ka zgjedhur që të presë epilogun e raportit të KE-së, shkruan e gazeta Vest.

Nëse, nuk ka epilog pozitiv, atëherë e fundit do ishte që të shkohet në zgjedhje, gjë me të cilën do ishte pajtuar edhe Ahmeti. Sipas burimeve të gazetës, ende e pasigurt është se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të ndodhin bashkë me ato lokale në pranverë 2013. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
13:10 / 21.05.2013
Alban Dudushi

Dudushi kërkon divorc

Alban Dudushi ka vendosur të shkëputet edhe ligjërisht nga bashkëshortja e tij tashmë e larguar, Nigda Dako.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
15:41 / 21.05.2013

Bosnja e rrit interesimin për bashkëpunim me Kosovën

Një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), ka marr pjesë në takimin rajonal të bizneseve në Tiranë, ku dhe ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.