BE diskuton incidentin e “arinjve lodra”

16:09 / 10.08.2012
Diplomatët evropianë janë duke zhvilluar bisedime urgjente për t’iu përgjigjur Bjellorusisë për dëbimin e diplomatëve suedezë apo për incidentin tashmë të njohur të “arinjve lodra”.

Mosmarrëveshjet kanë nisur kur një aktivist suedez, muajin e kaluar, ka hedhur më shumë se 800 arinj lodra pranë Minskut, me mesazhe pro lirisë së shprehjes.

Në përgjigje të kësaj, Bjellorusia ka dëbuar ambasadorin suedez dhe personelin diplomatik.

Një zëdhënëse e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton, tha se “diplomatët do të shqyrtojnë përgjigjen e duhur të Unionit Evropian”, transmeton REL.

Masat mund të përfshijnë rekomandimin për mbylljen e të gjitha ambasadave të BE-së në Minsk, ndonëse vendimi do t’iu lihej qeverive individuale. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:09 / 20.05.2013
Rod Stewart, Foto: PCN

Stewart kthehet në krye të top-listave

Rokeri legjendar, Rod Stewart, është kthyer në maje të top-listave britanike me albumin e ri me titull “Time”.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
18:10 / 20.05.2013

Ekspert Kosovar prezent në Balkan Venture Forum 2013

Pavarësisht se në listen e 36 kompanive të përzgjedhura që do të marrin pjesë në garën e veçantë në kuadër të ko...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.