BE-ja me rol më të madh në Kosovë

15:03 / 14.09.2012
Përfaqësuesi special I Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar ka thënë se pas përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, Bashkimi Evropian merr rol dhe përgjegjësi më të madhe për situatën në Kosovë, në veçanti në lidhje me pozicionin e serbëve.

“Kosova dëshiron që të afrohet me Bashkimin Evropian dhe në këtë rrugë do të shikohet situata e përgjithshme, si zbatimi i të drejtave, e në veçanti i të drejtave të pakicave. Kështu që në të ardhmen do të vazhdojmë mbikëqyrjen e situatës së pakicave, në veçanti të serbëve në Kosovës”, ka thënë Zbogar për agjencinë serbe të lajmeve “Beta”.

Ai megjithatë, ka thënë se BE nuk ka pushtet që t’i thotë Kosovës se çka të bëjë, por, meqë Kosova dëshiron të shkojë ka BE, do të ketë mundësi që të sugjerojë se çka pret nga Prishtina në këtë drejtim.

Më 10 shtator, Kosova i ka dhënë fund mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë, me ç’rast është mbyllur Zyra Civile Ndërkombëtare dhe është shuar posti i Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar, që deri më tash e ka mbajtur Piter Feith, transmeton REL.

Megjithatë, në vend mbetet misioni evropian për sundimin e ligjit(EULEX), që ka për qëllim të mbikëqyrë, monitorojë e këshillojë autoritetet kosovare në fushën e sundimit të ligjit, si dhe forcat paqeruajtëse të NATO-s, përgjegjëse për mbrojtjen e vendit.

Ndërsa, vazhdon të funksionojë edhe zyra e UNMIK-ut, por roli i saj është i zbehur që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Samuel Zbogar
Samuel Zbogar
 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.